Kohëve të fundit këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar sukseset e këngës Let You Love Me, që nga ndarja e saj nga muzikanti Andrew Watts.
E gjithësesi që këngëtarja 27 vjeçare nuk tregoi shenja të vuajtjes derisa u pa e veshur në një kostum pantallonash të markës Denim, mbrëmjen e së premtës.
Rita Ora e veshur e tillë mori pjesë në një event të Louis Vuitton në Londër.
Mediat e huaja rozë të cilat përcollën pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje shkruajnë se ajo u tregua e pamëshirshme duke shfaqur krahët e saj tërheqës, veshje të kombinuar me një grim perfekt!