Pamje të nxehta, shpërthen rrjeti… moderatorja dhe këngëtari shqiptar kërcim mbi tub

Bota e Yjeve

Pamje të nxehta, shpërthen rrjeti… moderatorja dhe këngëtari shqiptar kërcim mbi tub

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:39
Pamje nga performanca e tyre

Mbrëmjen e djeshme, spektatorët e spektaklit të kërcimit “Dance with me” kanë shijuar një kërcim shumë të nxehtë nga dy konkurrentë.

Këngëtari i njohur Robert Berisha dhe moderatorja Leila Kraja “ngritën temperaturat” në skenë teksa performuan në një tub.

Bukuroshja Leila u shfaq e veshur me një body gri, ndërkohë bënte lëvizje sensuale gjatë kërcimit.

Ndërsa Roberti u shfaq i veshur me një palë pantallona, ku binin në pah muskujt dhe tatuazhet në trup. Juria i vlerësoi ata të dy për performancën dhe guximin që patën për këtë kërcim.

Ndërkohë që balerini i famshëm Kledi Kadiu zbuloi se Leila i kishte kërkuar ndjesë paraprakisht për performancën. Për këtë kërcim mjaft të nxehtë, juria dhe publiku i dhanë çmimin e parë për natën e djeshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat