Siguria mbretërore, kush është truproja e re e Meghan

Bota e Yjeve

Siguria mbretërore, kush është truproja e re e Meghan

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:19
Meghan Markle

Dukesha e Sussex ka një truproje të re femër, të armatosur dhe me taka. Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet me dije për arsye sigurie, sipas mediave angleze, ka punuar me çiftin mbretëror për disa muaj dhe aktualisht ndodhet me ta në turneun 16 ditor në Australi.

Kështu ajo shoqëron gjithnjë bashkëshorten e princit Harry, Meghan Markle.

Truproja femër ka zëvendësuar shefin e sigurisë të princit Harry, Bill Renshaw, i cili u tërhoq pas 30 viteve në detyrë.

Ndërkohë u desh një kohë e gjatë për të gjetur një truproje femër, e cila është inspektore dhe me disa vite punë në polici.

Ndërkohë gjatë vizitës së Meghan në ishujt Fixhi, pranë saj shfaqej një grua me fund dhe bluzë të zezë, ndërsa fshihte një pistoletë, shkruan noa.al.

Megjithatë identiteti i gruas nuk bëhet publik, për shkak të rëndësisë së detyrës së saj

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat