Merkel paralajmëron SHBA-në: Tërheqja juaj nga Siria forcon rolin e Rusisë dhe Iranit - Bota Sot
Merkel paralajmëron SHBA-në: Tërheqja juaj nga Siria forcon rolin e Rusisë dhe Iranit

Bota

Merkel paralajmëron SHBA-në: Tërheqja juaj nga Siria forcon rolin e Rusisë dhe Iranit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se tërheqja e ngutshme e ushtrisë amerikane nga Siria do ta rrisë rrezikun e forcimit të ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Lindjen e Mesme.

Duke folur në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, Merkel tha se dyshon që plani amerikan për tërheqje të ushtrisë nuk është ide e mirë. “A do ta forcojë ky vendim edhe një herë kapacitetin e Rusisë dhe Iranit për ta zgjeruar ndikimin e tyre”, ka pyetur ajo.

Merkel ka shtuar se edhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani nuk është e qëlluar sepse mbështetja e NATO-s për këtë vend varet nga përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo i ka bërë thirrje Kinës që të bëhet pjesë e procesit ndërkombëtar të çarmatosjes, ndonëse SHBA-ja dhe Rusia janë tërhequr nga Traktati i Armëve Bërthamore, shkruan “Free Europe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...