Ish-agjenti i CIA-s pranon se ka spiunuar për...

Bota

Ish-agjenti i CIA-s pranon se ka spiunuar për...

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:11
Agjenti i CIA-s

Një ish-agjent i CIA-s ka pranuar në gjykatë se ka spiunuar për Kinën, thotë departamenti i drejtësisë i SHBA-së, në një rast që besohet të jetë i lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të spiunazhit amerikan.

Jerry Chun Shing Lee, 54 vjeç, u largua nga CIA në vitin 2007 për të jetuar në Hong Kong, ku u rekrutua nga agjentë kinezë.

Prokurorët thonë se shtetasi i Shteteve të Bashkuara u pagua për të zbuluar informacion mbi pasuritë e fshehta të SHBA-ve.

Kjo ndikoi që Kina të shkatërrojë një rrjet informatorësh midis viteve  2010 -2012.

Rreth 20 informatorë u vranë ose u burgosën gjatë asaj periudhe që njihet si një nga dështimet më shkatërrimtare të inteligjencës amerikane në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat