Dy aeroplanë janë përplasur në ajër me njëri tjetrin, katër të vdekur deri tani - Bota Sot
Dy aeroplanë janë përplasur në ajër me njëri tjetrin, katër të vdekur deri tani

Bota

Dy aeroplanë janë përplasur në ajër me njëri tjetrin, katër të vdekur deri tani

Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ekip me hetues të aksidenteve pritet të arrijë në Alaskë të martën për të hedhur dritë mbi faktin se si dy aeroplanë të vegjël turistikë arritën të ndeshen në ajër mes vete. Katër njerëz janë vrarë kur ndodhi aksidenti fatal, në qytetin Ketchikan të Alaskës, raporton agjencia e lajmeve CBS.

Dy të tjerë janë zhdukur, sipas oficierit Jon-Paul Rios nga Rojet Bregdetare amerikane.

Agjencia turistike Princess thotë që një nga aeroplanët ishte duke bërë një ekskurzion të zakonshëm dhe kishte dhjetë mysafirë dhe pilotin në bord. Aeroplani i dytë, një udhëtim i pavarur turistik, ishte duke bartur katër njerëz si dhe një pilot.

Shumë njerëz janë shpëtuar, ndërsa të dy aeroplanët janë fundosur nën ujë.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe ekipet kanë punuar shumë që të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të rikuperojnë të vdekurit.”, tha Deanna Thomas, një zëdhënse e qeverisjes lokale.

Moti në zonë gjatë kohës së aksidentit ka qenë me shumë vranësira dhe erëra mesatarisht të forta.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...