Merkel: Nisma konkrete për klimën - Bota Sot
Merkel: Nisma konkrete për klimën

Bota

Merkel: Nisma konkrete për klimën

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:07
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për të bërë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike dhe premtoi për të bërë gjithçka që është në kompetencën e saj për këtë çështje, gjatë një fjalimi në Universitetin e Harvardit.

”Ne mundemi dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për të menaxhuar këtë sfidë për njerëzimin’’, deklaroi kancelarja, pasi qeveria është akuzuar si e vonuar në marrjen e masave të nevojshme për të ulur emetimet e gazeve me efekt serrë.

‘’Është ende e mundur, por secili nga ne duhet të japë kontributin e tij, dhe e pohoj këtë me një dozë autokritike, për të bërë më të mirën’’, shtoi ajo në një fjalim kryesisht në  gjermanisht, gjatë ceremonisë tradicionale të dorëzimit të diplomave të universitetit prestigjioz amerikan.

”Nisur nga ky fakt, unë do të bëj gjithçka që është në detyrën time, në mënyrë që Gjermania të arrijë qëllimin për neutralitetin klimatik deri në 2050’’, përfundoi kancelarja, së cilës iu dha një doktoratë nderi nga ana e universitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...