Kriza në Venezuelë, mijëra persona nisin largimin për nga Peru-ja

Bota

Kriza në Venezuelë, mijëra persona nisin largimin për nga Peru-ja

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Mijëra shtetas të Venezuelës kanë emigruar në Peru në një përpjekje për t’i shpëtuar ligjeve më të ashpra mbi emigracionin që pritet të hynë në fuqi.

Nga mesnata lokale (05:00 GMT) të shtunën, shtetasit e Venezuelës duhet të kenë një pasaportë dhe vizë të vlefshme për të hyrë në Peru.

Rreth 4 milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela që nga viti 2015, sipas Kombeve të Bashkuara.

Ekonomia e vendit është shkatërruar duke sjellur papunësi të lartë dhe mungesë të ushqimit dhe ilaçeve dhe qindra mijëra njerëz thuhet se kanë nevojë për ndihmë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat