Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Bota

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:52
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Më 29 qershor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Osakë me homologun e tij amerikan Donald Trump. Krerët e dy vendeve shkëmbyen mendimet mbi problemet thelbësore të marrëdhënieve kino-amerikane, fërkimet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve dhe çështje të tjera ndërkombëtare, duke përcakutar drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe pranuar nxitjen e marrëdhënieve kino-amerikane me karakteristikat kryesore: bashkërendim, bashkëpunim dhe qëndrueshmëri.

Xi Jinping vuri në dukje se marrëdhënia kino-amerikane është një ndër marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë. Tani, kjo marrëdhënie përballet me disa vështirësi, të cilat nuk përputhen me interesat e dy palëve. Megjithëse ekzistojnë disa divergjenca mes Kinës dhe ShBA-së, dy palët ndajnë interesa të përbashkëta shumë të mëdha dhe nuk duhet të zhyten në kurthin e konflikteve.

Nga ana e tij, presidenti i ShBA-së Donald Trump u shpreh i lumtur për takimet e vazhdueshme me homologun kinez Xi Jinping.

"Unë ruaj kujtime të mira për vizitën time në Kinë në vitin 2017, e cila është vizita ime më e bukur. Pashë vetë qytetërimin e shkëlqyer kinez dhe arritjet e mëdha të Kinës. Nuk kisha armiqësi ndaj Kinës dhe synova përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. E çmova marrëdhënien personale me presidentin Xi Jinping dhe dëshiroj forcimin e bashkëpunimit me Kinën, " tha Trump.

Duke folur për problemet ekonomiko-tregtare, Xi Jinping theksoi se thelbi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtare kino-amerikan janë interesat dhe përfitimet e ndërsjellta. Pala kineze ka sinqeritet për të vazhduar bisedimet me palën amerikane, për të trajtuar dallimet. Por, shtoi presidenti Xi, negociatat duhet të zhvillohen mbi bazën e barazisë dhe të respektit të ndërsjelltë. Për çështjet si sovraniteti dhe dinjiteti, Kina duhet ta ruajë interesat e veta thelbësore.

Xi theksoi se pala kineze shpreson që ShBA-ja t'i trajtojë në mënyrë të barabartë ndërmarrjet dhe studentët kinezë, duke garantuar bashkëpunimin normal të investimeve ekonomiko-tregtare të ndërmarrjeve dypalëshe dhe mes dy popujve.

Trump u shpreh se pala amerikane shpreson që problemet tregtare të paekuilibruara të zgjidhen përmes bisedimeve, duke u ofruar shanse të barabarta ndërmarrjeve të dy vendeve. Pala amerikane nuk do të vendosë tarifa të reja shtesë ndaj produkteve kineze të eksportuara në ShBA dhe shpreson që Kina të shtojë importimin e produkteve amerikane. Pala amerikane dëshiron të arrijë një marrëveshje tregtare me Kinën, e cila mund të pranohet nga të dy palët dhe kjo do të ketë rëndësi historike.

Krerët e dy vendeve pranuan rinisjen e negociatave ekonomiko-tregtare në bazë të barazisë dhe respektit reciprok dhe se pala amerikane nuk do të shtojë tarifa të reja për produktet kineze.

Trump shtoi gjithashtu se Kina ka shumë studentë të shkëlqyer dhe se ai i mirëpret gjithmonë ata në ShBA. 

Xi Jinping shpjegoi qëndrimet parimore të qeverisë kineze për çështjen e Tajvanit. Trump u shpreh se çmon vëmendjen e Kinës për këtë çështje dhe se pala amerikane do të vazhdojë ndjekjen e politikës së 'Një Kine' .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat