20 persona të pafajshëm që janë dënuar me vdekje - Bota Sot
20 persona të pafajshëm që janë dënuar me vdekje

Bota

20 persona të pafajshëm që janë dënuar me vdekje

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:43
Foto

Ka pasur shumë raste kur janë dënuar me vdekje persona të pafajshëm.

Pafajësia e tyre është vërtetuar fatkeqësisht shumë vite pas ekzekutimit.

Në galerinë e mëposhtme të fotove do t’ju prezantojmë me 20 rastet më të famshme në botë.

George Stinney Jr – Personi më i ri në moshë i dënuar me vdekje në SHBA. U dërgua në karrige elektrike në moshën 14-vjeçare dhe pas 70 vitesh u shpall i pafajshëm

Troy Davis – Rasti i tij u bë i famshëm si prototipi i afro-amerikanit që dënohet padrejtësisht për vdekjen e një të bardhi. Shumë nga dëshmitarët që e akuzuan thanë më vonë se policia u kishte bërë presion.

Cameron Willingham – U ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në moshën 36-vjeçare. Për ta dënuar u bazuan në sherret e mëparshme dhe tatuazhet që kishte në krah

Jesse Tafero – U ekzekutua në karrige elektrike në moshën 43-vjeçare. Një shoku i tij dëshmoi kundër dhe vite më vonë pranoi që kishte gënjyer. Karrigia ku u ekzekutua pati probleme dhe koka e tij mori zjarr.

Carlos DeLuna (djathtas, Carlos Hernández) – U akuzua për vrasje në moshën 27-vjeçare dhe u dënua me ekzekutim me injeksion vdekjeprurës. Fajtori i vërtetë, Carlos Hernandez shpëtoi nga ngjashmëria që kishte me DeLunën

Ellis Wayne Felker – U dënua me vdekje gabimisht pasi në rrobat e një viktime u gjet një qime e tij


John Ray Conner – U dënua me vdekje për vrasje, pasi disa dëshmitarë thanë se e kishin parë duke ikur me vrap nga skena e krimit. I dënuari kishte vështirësi në ecje.

Odell Barnes – U dënua me vdekje për një vrasje. Nuk u hetua si çështje për mungesë fondesh të prokurorisë.

Larry Griffin – U dënua me vdekje për një vrasje, pasi një dëshmitar tha se e kishte parë duke qëlluar me pistoletë nga makina. Vite më vonë, dëshmitari pranoi se kishte qenë ai vetë vrasësi.


Lena Blaker – U ekzekutua për vrasjen e shefit, por kishte qenë vetë shefi që e kishte kërcuar me pistoletë dhe vrasja ishte vetëmbrojtje.

Gary Graham – E ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës edhe pse kishte mjaftueshëm prova të pafajësisë së tij.

Nie Shubin – U ekzekutua me plumb në kokë kur ishte 20 vjeç, pasi akuzohej për vrasje dhe përdhunim. 21 vite më vonë u zbulua se kishte qenë i pafajshëm.

Reginald Blanton – U ekzekutua pasi u shpall fajtor për grabitje dhe vrasje. Kurrë nuk pati prova që e lidhnin me këto krime, vetëm dëshmi të marra nën presion

Teng Xingshan – I akuzuar për vrasjen e një gruaje, u ekzekutua me plumb në kokë. Pas disa vitesh, gruaja u shfaq dhe zbuloi se e kishin rrëmbyer.

Derek Bentley – Ishte i vonuar mendor dhe u ekzekutua për një krim që kishte bërë shoku i tij.

David Spence – Pasi u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës, dy dëshmitarët që i dolën kundër thanë se ishin paguar nga policia për të gënjyer.

Leo Jones – U torturua që të pranonte një krim që nuk e kishte kryer. U ekzekutua në karrige elektrike.

Chiang Kuo-Ching – I akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 5-vjeçareje, u torturua derisa pranoi krimin. 13 vite më vonë doli një tjetër burrë që pranoi se ishte ai autor i krimit dhe u dënua me 18 vite burg.


Thomas Griffin dhe Meeks Griffin – Dy vëllezërit me ngjyrë u dënuan me vdekje për një krim që iu ngjit nga një i akuzuar i tretë. Vite më vonë ai tha se i kishte akuzuar vëllezërit pasi mendonte se do të liroheshin po të paguanin gjobën.

Rubén Cantú – Një dëshmitar e akuzoi për vrasje. Pas disa vitesh ky dëshmitar tha se kishte gënjyer nga presioni policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...