Libi, vriten pesë mjekë nga një sulm me bombë - Bota Sot
Libi, vriten pesë mjekë nga një sulm me bombë

Bota

Libi, vriten pesë mjekë nga një sulm me bombë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:11
Foto

Një sulm ajror nga forcat besnike të komandantit ushtarak Khalifa Haftar pranë kryeqytetit libian vrau pesë mjekë, tha të dielën Qeveria e Kombeve të Bashkuara (GNA) e njohur nga OKB.

“Spitali i vendosur në rrugën e aeroportit [Tripoli jugor] u godit nga një sulm ajror”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Lamine al-Hashemi.

“Pesë mjekë u vranë dhe shtatë njerëz të tjerë, përfshirë edhe shpëtimtarë, u plagosën” në sulmin që al-Hashemi tha se ishte kryer nga një avion luftarak i Haftar.

Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) gëzon mbështetjen e Francës, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Rusisë, filloi një ofensivë në fillim të prillit për të marrë kontrollin e Tripolit.

Asnjë konfirmim i menjëhershëm apo mohim i sulmit nga forcat e Haftarit nuk është bërë, raporton Al Jazeera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...