Lufta ekonomike, Kina heq taksat për produktet amerikane - Bota Sot
Lufta ekonomike, Kina heq taksat për produktet amerikane

Bota

Lufta ekonomike, Kina heq taksat për produktet amerikane

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:20
Ilustrim

Kina ka bërë një hap të madh për të rregulluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria kineze ka hequr taksat për sojën, mishin e derrit dhe disa produkte të tjera amerikane. Ky vendim vjen përpara bisedimeve tregtare të planifikuara për muajin e ardhshëm mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se Kina po kërkonte të blinte produkte bujqësore amerikane si mishi i derrit e soja. Ai shpreson që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e ardhshme tregtare në Uashington.

Kina u kishte vendosur më parë tarifa prej 25 për qind disa produkteve amerikane dhe kishte urdhëruar importuesit që të ndalonin blerjen e sojës, produktin më të importuar nga SHBA-ja, përcjell Top Channel.

Tani mbetet të shikohet edhe vendimi i Trump ku sipas zërave nuk do të tërhiqet nga taksat që i ka vendosur produkteve kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...