Erdogan dorëzohet para Trumpit, ja si reagon presidenti amerikan - Bota Sot
Erdogan dorëzohet para Trumpit, ja si reagon presidenti amerikan

Bota

Erdogan dorëzohet para Trumpit, ja si reagon presidenti amerikan

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:53
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan më 17 tetor 2019 Ankara.

(E plotësuar) - Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë pajtuar që të pezullohet ofensiva turke në veri të Sirisë.

Lajmin e bëri të ditur nënpresidenti amerikan Mike Pence, i cili tha se marrëveshja u arrit pas pesë orë bisedimesh me presidentin turk, Reccep Tayyp Erdogan, në Ankara.

“Turqia është pajtuar që të pezullojë operacionin për 120 orë, në mënyrë që lejojë tërheqjen e forcave kurde”, deklaroi Pence.

Image

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me forcat kurde për tërheqje nga zona kufitare.

Pence tha se Turqia dhe SHBA-ja janë pajtuar për “qëllimin e përbashkët për të shkatërruar grupin militant Shteti Islamik".

Forcat e udhëhequra nga kurdët kanë qenë një aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Të dyja vendet janë pajtuar për një rezolutë paqësore për zonën e sigurt në veri të Sirisë, tha nënpresidenti Pence.

Krijimi i kësaj zone ka qenë edhe arsyetimi i Turqisë kur e filloi, nëntë ditë më parë ofensivën në veri të Sirisë. Ankaraja tha se synon t'i dëbojë luftëtarët kurdë në atë rajon, të cilët i konsideron si terroristë, dhe të mundësojë kthimin e miliona refugjatëve sirianë që gjenden në territorin turk.

Para konferencës për media të nënpresidentit Pence nga Turqia, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar marrëveshje me Turqinë sa i përket armëpushimit në veri të Sirisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka falenderuar presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, duke thënë se miliona jetë janë shpëtuar.

“Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit president Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!”, ka shkruar Trump.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi se SHBA-ja dhe Turqia janë pajtuar që të shkatërrohen pozicionet e kurdëve. Ai tha se operacioni vetëm do të pezullohet për të mundësuar largimin e "terroristëve" nga rajoni.

Image

Turqia e filloi ofensivën në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i vendit, të cilat bashkë me forcat kurde, kishin luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.

Pasi vendosi të tërhiqet, SHBA-ja i bëri thirrje Turqisë të ketë kujdes me veprimet e saj.

Por, presidenti Erdogan i injoronte thirrjet e vazhdueshme amerikane dhe të Bashkimit Evropian për të ndalur operacionin, raporton Rel.

E, shqetësimet ndërkombëtare u rritën për shkak të mundësisë së një krize të re humanitare dhe ringjalljen e grupit militant ekstremist, Shteti Islamik.

***

Turqia ka dakord për pesë ditë armëpushim në verilindje të Sirisë për të lejuar tërheqjen e forcave kurde. Lajmi u bë i ditur të enjten nga Nënpresidenti amerikan Mike Pence pas bisedimeve me Presidentin turk Tayip Erdogan.

Pak përpara konferencës për shtyp Presidenti Trump shkruante në një postim në twitter : "Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!"

Zoti Pence udhëtoi drej Ankarasë shoqëruar nga sekretari i Shtetit Pompeo në një përpjekje për të bindur Presidentin Tayip Erdogan të ndalë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore.

Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump. Zoti Trump është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëdeklaruar të Shtetit Islamik në Siri, me vendimin për të tërhequr trupat nga kufiri ndërsa Ankaraja nisi ofensivën e saj më 9 tetor.

Zoti Trump i ka dalë në mbrojtje vendimit të tij të cilin e cilëson "të shkëlqyer nga pikëpamja strategjike". Përpara takimit në Ankara, zoti Trump shprehej i bindur se zoti Pence dhe Presidenti Erdogan do të kishin një takim të suksesshëm, por paralajmëronte se nëse kjo nuk ndodhte, Turqia do të goditej me sanksione e tarifa që do të ishin siç shprehej ai shkatërruese për ekonominë e vendit.

***

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftuan sot se kanë arritur marrëveshje armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve, pas një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara, transmeton Fox News.

Marrëveshja vjen disa orë pasi letrës së presidentit Trump i cili paralajmëroi Erdogan që të mos jetë një "budalla" dhe "djalë i ashpër" në lidhje me një operacion në veri-lindje të Sirisë. Letra e Trump dërguar Erdoganit, është hedhur në koshin e mbeturinave nga ky i fundit, pasi që e kishte lexuar më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat