Turqia arreston motrën e Abu Bakr al-Baghdadit

Bota

Turqia arreston motrën e Abu Bakr al-Baghdadit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:12
Abu Bakr al-Baghdadit

​Turqia ka arrestuar të motrën e udhëheqësit të vrarë të organizatës Shteti Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi në Sirinë veriperëndimore.

Reuters dhe Associated Press citonin një zyrtar të lartë, sipas të cilit 65-vjeçarja Rasmiya Awad u gjet gjatë një bastisjeje më 4 nëntor pranë qytetit Azaz, të kontrolluar nga Turqia në provincën Alepo.

Sipas zyrtarit, Awad u gjet në një banesë-rimorkio ku jetonte me të shoqin, gruan e djalit dhe pesë fëmijë.

Zyrtari turk tha se Awad mund të jetë një “minierë informacioni” për autoritetet e zbulimit.

Pas vdekjes së al-Baghdadit muajin e kaluar, një person i quajtur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi u emërua udhëheqësi i ri i grupit ekstremist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat