Siria mbështet Iranin në sulm raketash kundër SHBA

Bota

Siria mbështet Iranin në sulm raketash kundër SHBA

Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Qeveria Siriane është duke shprehur solidaritet të plotë me Iranin, duke thënë se Teherani ka të drejtë të mbrohet "përballë kërcënimeve dhe sulmeve amerikane".

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë të mërkurën se Siria mban përgjegjësi "regjimi amerikan për të gjitha pasojat për shkak të politikës së tij të pamatur dhe mentalitetit arrogant".

Deklarata erdhi pasi Irani gjuajti më shumë se 20 raketa brenda natës në bazat në Irak të përdorura nga trupat e SHBA në shenjë hakmarrjeje për vrasjen amerikane të komandantit të lartë ushtarak të Iranit javën e kaluar në Bagdad.

Siria është aleati më i fortë i Iranit në botën arabe dhe Teherani dërgoi mijëra luftëtarë të mbështetur nga Irani për t'u bashkuar me forcat e Presidentit Bashar Asad në luftën civile të vendit, shkruan AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat