Ushtria amerikane kthen mbrapa autokolonën ruse - Bota Sot
Ushtria amerikane kthen mbrapa autokolonën ruse

Bota

Ushtria amerikane kthen mbrapa autokolonën ruse

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:42
Ushtria amerikane

Ushtarët amerikanë, të pranishëm në rajonet veriore të Sirisë nën kontrollin e grupit kurd YPG/PKK, kanë penguar një autokolonë ushtarake ruse që të arrijë në fushat e naftës në provincën Al-Hasakah.

Ky veprim vjen mes mosmarrëveshjes në vazhdim midis SHBA-ve dhe Rusisë në lidhje me fushën e naftës Rumeylan në verilindje të provincën Al-Hasakah.

Autokolona ruse e cila përbëhej nga pesë transportues të forcave të blinduara dhe një kamionçinë, u detyrua të kthehej atje nga vinin, raporton AA.

Të enjten, ushtarwt e YPG/PKK-së penguan ushtarët rusë të kalojnë nëpër qytetin Qamishli për të krijuar një zonë ushtarake pranë fushës së naftës Rumeylan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat