Vriten 24 persona në Kishë, mes tyre edhe pastori. Dyshohet si sulm terrorist

Bota

Vriten 24 persona në Kishë, mes tyre edhe pastori. Dyshohet si sulm terrorist

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:28
Pamje nga ngjarja

Një person i armatosur ka vrarë 24 persona dhe ka plagosur 18 të tjerë gjatë një sulmi në kishën protestante në Burkina Faso.

Sulmi në fshatin Pansi është konsideruar terrorist. "Një grup terroristës të armatosur zbritën në fshatin Pnasi, në provincën Yanga dhe sulmuan një popullatë lokale të qetë pasi i kanë identifikuar dhe i kanë ndarë nga jo-banorët", tha kryetari i zonës në një deklaratë.

Sulmi ndodhi të dielën gjatë meshës në kishën protestante, thanë zyrtarët e sigurisë.

Ndër viktimat, përfshihet edhe pastori.

Katolikë e myslimanë janë vrarë para se ti vihej flaka kishës, tha zyrtari i sigurisë në Dori, i cili foli duke ruajtur privatësinë pasi nuk ishte i autorizuar për të folur për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat