Netanyahu urdhëron shtetrrethim, si masë kundër COVID-19

Bota

Netanyahu urdhëron shtetrrethim, si masë kundër COVID-19

Më: 19 mars 2020 Në ora: 23:29
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot një shtetrrethim njëjavor, lidhur me lëvizjet e qytetarëve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Masa duhet të nënshkruhet nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi brenda natës.

“Është një kërkesë e detyrueshme. Nëse dikush mendon se po e ekzagjeroj, duhet të shohë fotografitë nga Spanja dhe Italia. Atje, nuk do të kujdesen më për të sëmurët, por po transportojnë trupat e viktimave në automjete ushtarake”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Netanyahu shtoi se urdhrat e emergjencës që do të miratohen nga qeveria përcaktojnë se qytetarët nuk mund të largohen nga shtëpitë, përveçse për të blerë sende ushqimore ose të marrin trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat