I mbijetuari nga koronavirus: “Kur merrja frymë, më dukej sikur kisha qenë nën ujë për shumë kohë”

Bota

I mbijetuari nga koronavirus: “Kur merrja frymë, më dukej sikur kisha qenë nën ujë për shumë kohë”

Nga: E.B Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:32
Ilustrim

Jason Hartelius, i cili po shërohet nga koronavirusi, ndau një video në mediat sociale ku ai nuk mund të merrte frymë të plotë.

"Ndihesha sikur kisha qenë nën ujë shumë gjatë dhe dola duke kërkuar për ajër", tha ai në një intervistë për CNN. "Një natë para se të shkoja në spital, isha në atë gjendje tërë natën. Asnjëherë nuk flija sepse nuk mund të flija. Dhe kisha frikë se nëse do të binja në gjumë, mund të ndaloja frymëmarrjen".

Në ditën e dytë në spital, Hartelius tha se mendoi që po vdiste. Ai u vu në oksigjen dhe iu dha një ilaç për të trajtuar pneumoninë. Kanë kaluar një muaj që kur Harteli filloi të provojë simptoma të koronavirus.

Tridhjetë ditë më vonë, ai është akoma duke përjetuar lodhje dhe këshilla e tij për të tjerët në këtë pikë është të tregoni kujdes.

Ai nëpërmjet videos thotë se ju mbase mund të mendoni se jeni mirë, të vazhdoni punën si zakonisht por në këtë mënyrë mund të infektoni shumë njerëz të tjerë. Andaj ai këshillon të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për veten dhe familjarët tuaj, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat