Arabia Saudite e trefishon TVSh-në për ta përkrahur ekonominë e goditur nga virusi

Bota

Arabia Saudite e trefishon TVSh-në për ta përkrahur ekonominë e goditur nga virusi

Më: 11 maj 2020 Në ora: 12:15
Ilustrim

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur ta trefishojnë tatimin mbi vlerën e shtuar si pjesë e përpjëkjeve për ta rimëkëmbur ekonominë e prekur nga pandemia.

Shteti i pasur me naftë është përballur me rënie të të hyrave pasi përhapja e koronavirusit ndikoi në rënien e madhe të çmimit të karburanteve.

Mbretëria saudite e filloi zbatimin e TVSh-së për herë të parë para dy vjetëve në përpjekje për ta zvogëluar varësinë nga tregu botëror i karburanteve.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite njoftoi se tatimi mbi vlerën e shtuar do të rritet nga 5 në 15 për qind duke filluar nga 1 korriku, shkruan “BBC”.

“Këto masa janë të dhimbshme por të nevojshme për ta ruajtur qëndrueshmërinë financiare dhe ekonomike në periudhë të mesme dhe të gjatë dhe për tejkalimin e krizës së pashembullt të koronavirusit me sa më pak dëme që është e mundshme”, tha ministri i financave, Mohammed al-Jadaan.

Njoftimi për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar erdhi pasi shpnezimet shtetërore i tejkaluan të ardhurat, duke e çuar vendin në deficit buxhetor prej nëntë miliardë dollarëve në çerekun e parë të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat