Zelanda e Re zbaton fazën e dytë të rihapjes së bizneseve

Bota

Zelanda e Re zbaton fazën e dytë të rihapjes së bizneseve

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:15
Ilustrim

Mijëra biznese në Zelandë të Re janë rihapur të enjten, teksa ky shtet lehtëson kufizimet e vëna për frenim të koronavirusit.

Nëpër floktari, radhët e gjata të njerëzve janë parë edhe gjatë natës.

Kafiteritë, dyqanet dhe parqet publike janë hapur, teksa ky shtet ka kaluar në fazën e dytë të heqjes së kufizimeve, e cila është përshkruar si “normalja e re më e sigurt”.

Zelanda e Re nuk ka raportuar për raste të reja me koronavirus në tre ditët e fundit.

Autoritetet kanë thënë se mundësia e bartjes së virusit në komunitet është shumë e ulët.

Njerëzit janë lejuar që të vizitojnë familjarët e tyre, me një kufizim prej 10 personave.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re ka regjistruar 1,497 raste të prekura me koronavirus, në mesin e tyre 21 pacientë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat