Jep dorëheqje kryeministri i Kirgistanit, shkak hetimet për korrupsion

Bota

Jep dorëheqje kryeministri i Kirgistanit, shkak hetimet për korrupsion

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 09:39
Mukhammedkalyi Abylgaziev

Kryeministri i Kirgistanit, Mukhammedkalyi Abylgaziev, ka dhënë dorëheqje nga posti për shkak të hetimeve në lidhje me caktimin e frekuencave të radio-stacionit kombëtar.

Në deklaratën ku njoftohej për dorëheqje, të publikuar të dielën nga ish-shefi i qeverisë së Kirgistanit, thuhet: “Unë nuk kam të bëj asgjë me këtë rast dhe akuzat e bëra kundër meje nuk kanë bazë”.

Duke theksuar se nuk është marrë në pyetje, Abdylgaziev tha se hetimet për korrupsion e kanë minuar besimin ndaj qeverisë dhe ia kanë kufizuar aftësinë për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ligjvënësit kanë ngritur dyshime rreth përfshirjes së tij në shitjen e frekuencave të radios, ku është përfshirë një kompani televizive dhe një kompani e telekomunikacionit, ndonëse vetë kryeministri nuk është përmendur si person i dyshuar nga hetuesit.

Abylgaziev ishte caktuar kryeministër nga presidenti Sooronbai Jeenbekov në prill të vitit 2018, shkruan “Free Europe”.

Partia Socialdemokrate e presidentit Jeenbekov e ka shumicën në kuvend dhe tash duhet ta mandatojë një kryeministër të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat