OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19 - Bota Sot
OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Bota

OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:33
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parlajmëruar për një tjetër rrezik që i kanoset botës veç pandemisë së koronavirusit.

Katastrofa e gjeneratave është sfida e re që bota duhet të përballen me mbylljen e shkollave për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi të martën botën se po përballet me një katastofë të gjeneratave dhe theksoi se rikthimi i studentëve të gjallë, të shëndetëshëm në shkolla duhet të jetë një prioritet absolut.

Guterres deklaroi se në mesin e muajin korrik ishin mbyllur shkollat në 160 vende, duke goditur 1 miliardë nxënës dhe studentë, ndërsa të paktën 40 milionë fëmijë kanë humbur parashkolloren.

Kjo arriti në më shumë se 250 milion fëmijë që tashmë ishin jashtë shkollës para pandemisë dhe vetëm një e katërta e nxënësve të shkollave të mesme në vendet në zhvillim  jepnin lëndët bazë.

“Tani ne përballemi me një katastrofë gjenerative që mund të harxhojë potencialin e pashprehur njerëzor, të minojë përparimin e dekadave dhe të përkeqësojë pabarazitë e ngulitura,” tha Guterres ndërsa filloi një fushatë të KB “Mbrojeni të ardhmen tonë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat