OBSH: COVID-19 i kushton 375 miliardë dollarë në muaj ekonomisë globale - Bota Sot
OBSH: COVID-19 i kushton 375 miliardë dollarë në muaj ekonomisë globale

Bota

OBSH: COVID-19 i kushton 375 miliardë dollarë në muaj ekonomisë globale

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:58
Adhanom Ghebreyesus

Pandemia e COVID-19 i kushton afërsisht 375 miliardë dollarë për muaj ekonomisë botërore.

Këtë e ka thënë Drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, që ka theksuar se bazohen në informacione nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan CNN.

“FMN vlerëson se pandemia i kushton ekonomisë globale në muaj 375 miliardë dollarë dhe parashikohet një humbje kumulative e ekonomisë globale në dy vite me mbi 12 trilionë dollarë amerikanë”, është shprehur ai.

“Bota tashmë ka shpenzuar trilionë për t’u përballë në periudhë afatshkurtër me pasojat e pandemisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat