Kryeministrja e Zelandës së Re pas rasteve të reja, mbyll shtetin e saj për 12 ditë

Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re pas rasteve të reja, mbyll shtetin e saj për 12 ditë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:21
Jacinda Ardern

Pas më shumë se 100 ditë që kishte qëndruar e pa prekur nga rastet me Covid-19, shteti i Zelandës së Re, sërishu përball me rastet e para në këtë virus në mes të gushtit.

E pikërisht për këtë situatë, kryeministrja e Zelanës së Re Jacinda Ardern, ka vendosur sërish masa të rrepta për qytetarët dhe vendin e saj.

Ajo ka paralajmëruar gjatë të premtes se do të zgjasin për 12 ditë bllokimin, derisa qyteti i Aucland aty ku ka pas shpërthim të rasteve, do të mbetet në nivelin e tretë të kufizimeve, e i tërë vendi do të jetë në masën e dytë të nivelit të ndalesave, shkruan Daily Mail.

“Ajo që është e rëndësishme është të sigurohemi që të krijojmë perimetrin e grupit dhe ta ndalojmë atë të rritet”, paralajmëroi Kryeministrja të premten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat