Putin paralajmëron Merkelin për ndërhyrje në Bjellorusi

Bota

Putin paralajmëron Merkelin për ndërhyrje në Bjellorusi

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:09
Putin dhe Merkel

Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të martë ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e paralajmëruar se ndërhyrjet nga jashtë në Bjellorusi janë të papranueshme.

“Ccdo ndërhyrje në ccështjet e brendshme të Bjellorusisë do të jetë e papranueshme”, ka thënë Putin.

Alexander Lukashenko, lideri i Bjellorusisë, të martën u ka dhënë medalje zyrtarëve policorë, që e kanë ndihmuar në shtypjen e protestave të mëdha në këtë shtet për largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat