Bill Gates parashikon se kur do të ndodh pandemia e ardhshme

Bota

Bill Gates parashikon se kur do të ndodh pandemia e ardhshme

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:34
Bill Gates

Vaksinat COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer dhe BioNTech po presin aprovimin e FDA, por miliarderi i teknologjisë paralajmëron se një virus tjetër është i pashmangshëm.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka zbuluar në programin e tij, Bill Gates dhe Rashida Jones, mendimet e tij mbi të ardhmen e pandemive globale.

Në një bisedë të gjerë me aktorin dhe shkrimtarin Jones, Gates përshkroi shpresat e tij për një botë post-COVID dhe çfarë sfidash do të përballet njerëzimi.

Gates kishte paralajmëruar më parë për mundësinë e një pandemie në mbarë botën dhe beson se një tjetër është pothuajse e pashmangshme në një botë gjithnjë e më të globalizuar. Kur u pyet për këtë, ai tha:

“Shpresojmë se mund të jetë 20 vjet nga tani, por ne duhet të supozojmë se mund të jetë 3 vjet nga tani. Ekziston një probabilitet i arsyeshëm që bota të përballet me diçka të tillë në 10 ose 15 vitet e ardhshme”, tha ai.

Në episodin tonë të parë të programit, Rashida Jones dhe Bill Gates biseduan me doktor Anthony Fauci për atë që mund të presin në muajt e ardhshëm dhe si do të duket bota pas COVID-19.

Gates jep mendimet e tij mbi botën post-covid

Përparimet mjekësore në javët e fundit kanë dhënë shpresë se një fund i pandemisë së coronavirusit është i mundur, me një numër të kompanive farmaceutike që kanë regjistruar prova të suksesshme të vaksinimit. Por sipas Gates eliminimi i virusit nuk do të çonte në një kthim në jetën para-covid.

Ai tregon për rritjen e ‘punonjësve nga shtëpia’ pasi punonjësit dhe punëdhënësit janë detyruar t’i përshtaten kufizimeve të distancës sociale. Teknologji si video konferenca e bëjnë punën në distancë më të vlefshme se kurrë më parë dhe Gates tha në konferencën DealBook të New York Times se praktikat e punës janë ndryshuar për të mirë.

“Parashikimi im do të ishte që mbi 50% e udhëtimeve të biznesit dhe mbi 30% e ditëve në zyrë do të zhduken”, tha Bill Gates mbi efektet e qëndrueshme që do të ketë pandemia e coronavirusit në vendin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat