Kina falsifikon fotot e krimeve të luftës, kryeministri australian: Veprim mizor dhe i neveritshëm

Bota

Kina falsifikon fotot e krimeve të luftës, kryeministri australian: Veprim mizor dhe i neveritshëm

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:54
Scott Morrison

Një postim në Twitter i thelloi më shumë çarjet diplomatike midis Australisë dhe Kinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian postoi në një fotografi ku paraqitet inskenimi i vrasjes së fëmijëve nga një ushtar australian.

Ky postim lidhet direkt me hetimin që Australia ka nisur për krime lufte të ushtarëve të vet në Afganistan, por veprimi i zëdhënësit të diplomacisë kineze solli reagimin e ashpër të kryeministrit Scott Morrison.

Ai e quajti postimin e zëdhënësit kinez të neveritshëm, fyes dhe të tmerrshëm dhe i bëri thirrje Twitter-it ta heqë ndërsa qeverisë kineze të kërkojë ndjesë zyrtarisht.

Zëdhënësi Zhao Mungoi në konferencën e shtypit të së hënës, ndërsa kolegia e tij, Hua Chunying tha se është Australia ajo që duhet të kërkojë ndjesë.

“Qeveria australiane duhet të ndjehet e turpëruar për këtë dhe i detyrohet një shpjegim bashkësisë ndërkombëtare, si dhe të zotohet të mos kryejë më gabime të tilla të tmerrshme“, tha Hua.

Australia është duke hetuar 19 ish-pjesëtarë të forcave të saj të armatosura në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera në Afganistan midis viteve 2005 dhe 2016. Presidenti afgan Ashraf Ghani tha më herët se kryeministri australian i ka telefonuar dhe shprehur hidhërim për akuzat. Ndërkohë marrëdhëniet midis Australisë dhe Kinës janë përkeqësuar, me Pekinin të fundit të vendosi tarifa ndëshkuese ndaj verës australiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat