Kroacia shënon 48 viktima dhe mbi 4.500 raste të reja me COVID-19

Bota

Kroacia shënon 48 viktima dhe mbi 4.500 raste të reja me COVID-19

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kroaci janë regjistruar 48 viktima dhe 4.534 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 23.942. Midis tyre, 2.501 pacientë janë në spital, nga të cilët 258 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 139.415 raste me koronavirus, nga të cilët 1.964 kanë vdekur, 113.509 janë shëruar, nga të cilët 3.154 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 57.894 persona janë në vetëizolim. Deri më tani janë testuar 780.257 persona, nga të cilët 11.166 në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat