Opozita armene i jep ultimatum kryeministrit Pashinyan

Bota

Opozita armene i jep ultimatum kryeministrit Pashinyan

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 00:04
Opozita armene i jep ultimatum kryeministrit Pashinyan

Protestat shpërthyen në Armeni në fillim të muajit të kaluar pasi kryeministri Nikol Pashinyan pranoi humbjen duke nënshkruar marrëveshjen me Azerbajxhanin dhe Rusinë për të ndalur luftimet në Malësinë e Karabaku.

Partitë opozitare në Armeni i dhanë ultimatum kryeministrit Nikol Pashinyan që të japë dorëheqje deri më 8 dhjetor, në kohën kur në vend po mbahen protesta të vazhdueshme kundër qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u mbledhur në Sheshin e Lirisë në kryeqytetin Jerevan, mijëra protestues i bënë thirrje Pashinyan-it që të jepte dorëheqjen.

Protestat shpërthyen në Armeni në fillim të muajit të kaluar pasi kryeministri pranoi humbjen duke nënshkruar marrëveshjen me Azerbajxhanin dhe Rusinë për të ndalur luftimet në Malësinë e Karabakut.

Partitë opozitare paralajmëruan gjithashtu kryeministrin se do të kishte mosbindje civile në të gjithë vendin nëse ai nuk jep dorëheqjen brenda periudhës së dhënë.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe rreth 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor për t'i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Armëpushimi shihet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës janë tërhequr në përputhje me marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat