​Dy të tretat e deputetëve humbën ulëset e tyre në zgjedhjet parlamentare në Kuvajt

Bota

​Dy të tretat e deputetëve humbën ulëset e tyre në zgjedhjet parlamentare në Kuvajt

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Dy të tretat e anëtarëve aktualë të Parlamentit të Kuvajtit, duke përfshirë edhe gruan e vetme në parlament, kanë mbetur pa një vend në legjislaturë, sipas rezultateve të publikuara sot.

Tani për tani, është e paqartë se çfarë drejtimi do të marrë mbledhja e re e parlamentit, në të cilën 21 nga 50 deputetë do të kryejnë funksionin për herë të parë.

Pas marrjes së detyrës më 15 dhjetor, ligjvënësit në vendin e pasur me naftë do të përballen me sfida të pandryshuara, luftën kundër krizës së borxhit publik dhe pandeminë e koronavirusit.

Në zgjedhjet e djeshme në Kuvajt votuan mbi 60 për qind e rreth 560,000 qytetarëve me të drejtë vote.

Parlamenti i ri do të duhet të marrë vendime për çështje të shumta, përfshirë ekonominë si pikën më nxehtë, pasi që ministri i Financave paralajmëroi se qeveria së shpejti nuk do të ishte në gjendje të paguante pagat. .

Banka Qendrore e Kuvajtit tha se borxhi i vendit mund të arrijë 40 për qind të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, niveli më i lartë që nga viti 1990, kur vendi pësoi një katastrofë ekonomike për shkak të pushtimit irakian dhe Luftës së Gjirit që pasoi.

Ndryshe, Kuvajti është ndër shtetet me rezervat më të mëdha të naftës, duke u renditur në vendin e gjashtë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat