Gjermania, Franca dhe Britania shqetësohen për planet e Iranit për pasurimin e uraniumit

Bota

Gjermania, Franca dhe Britania shqetësohen për planet e Iranit për pasurimin e uraniumit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjermania, Franca dhe Britania e kanë cilësuar jashtëzakonisht shqetësuese deklaratën e fundit të Iranit i cili ka planifikuar të instalojë tre centrifuga shtesë të zhvilluara në faza në impiantin e pasurimit të uraniumit në qytetin Natanz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtetet në fjalë publikuan një deklaratë të përbashkët lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit, ku theksohet se 3 vendet punojnë pa u lodhur për të vazhduar marrëveshjen bërthamore të emërtuar Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) të arritur me Iranin.

JCPOA është një sukses i rëndësishëm i arkitekturës për parandalimin e përhapjes globale të armëve, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se "Deklarata e Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të Iranit (IAEA) se ka planifikuar të instalojë tre centrifuga shtesë të zhvilluara në faza në impiantin e pasurimit të uraniumit në qytetin Natanz, shkel JCPOA dhe është jashtëzakonisht shqetësuese".

"Ne gjithashtu kemi shprehur me shqetësim të madh se ligji i miratuar së fundmi në parlamentin iranian (nëse zbatohet) do të zgjerojë në masë të rëndësishme programin bërthamor të Iranit dhe do të kufizojë qasjen në kontroll nga IAEA. Këto masa do të jenë të papajtueshme me JCPOA dhe premtimet e tjera bërthamore të Iranit. Irani nuk duhet të zbatojë këto masa nëse është serioz për t’i kushtuar vëmendje diplomacisë. Një qasje e tillë do të rrezikojë përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur JCPOA dhe në të njëjtën kohë do të rrezikojë edhe mundësinë për t’u rikthyer në të ardhmen në fushën e diplomacisë me qeverinë e SHBA-së”, theksohet në deklaratë.

“Kthimi në JCPOA do të jetë i dobishëm edhe për Iranin", vlerësohet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se marrëveshja është rruga e vetme dhe më e mirë për të ndjekur dhe penguar programin bërthamor të Iranit.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden, ka mirëpritur komentet për diskutimin në mënyrë diplomatike të çështjeve lidhur me JCPOA dhe se kjo është në interes për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat