Australia akuzon Kinën për bllokimin e marrëveshjes tregtare

Bota

Australia akuzon Kinën për bllokimin e marrëveshjes tregtare

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Australia ka akuzuar Kinën për minimin e marrëveshjes së tyre të tregtisë së lirë me një seri veprimesh nga Pekini kundër mallrave Australiane të eksportit.

Në komentet e tij më të forta deri më tani, Ministri i Tregtisë Simon Birmingham tha se Kina kishte “shënjestruar” një dyzinë mallrash Australiane. Kina ka vendosur sanksione ose ndalesa ndaj mallrave Australiane si gruri, vera dhe viçi këtë vit.

Kjo ka shkaktuar alarm në Australi, pasi Kina është partneri i saj më i madh tregtar.

 “Ne vazhdojmë të ngremë çështje të veprimeve të dukshme potenciale, diskriminuese të shënjestruara kundër Australisë”, tha Z. Birmingham, duke shtuar që Australia “po shqyrtonte të gjitha opsionet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”.

 Kina blen më shumë se një të tretën e eksporteve të Australisë dhe përbën 27% të tregtisë dykahëshe. Pekini ka akuzuar Australinë për qëndrime “jo miqësore” dhe “armiqësore” ndaj Kinës, në mes të një mosmarrëveshje politike të përkeqësuar, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat