Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.7 shkallësh

Bota

Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.7 shkallësh

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Ndërtesat në Taipei të Tajvanit u drodhën pasi një tërmet prej 6.7 shkallësh të Rihterit e goditi Tajvanin. Sidoqoftë, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

Byroja Qendrore e Motit e Tajvanit tha se epiqendra e dridhjes ishte afër bregdetit verilindor, në thellësi prej 77 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, shkruan Reuters.

Qeveria lokale e qytetit Taipei tha se sistemi hekurudhor është duke funksionuar normalisht dhe nuk është raportuar për probleme.

Tajvani, i cili ka sistem politik vetëqeverisës por që Kina e vlerëson si pjesë të veten, shtrihet afër zonës ku bashkohen dy pllaka tektonike dhe goditet shpesh nga tërmetet.

Më shumë se 100 persona kishin vdekur nga një tërmet në jug të Tajvanit në vitin 2016, ndërsa mbi 2.000 të tjerë kishin vdekur nga tërmeti i fuqishëm prej 7.3 shkallësh që kishte ndodhur më 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat