​Hungaria blen sistemin e mbrojtjes ajrore izraelite Iron Dome

Bota

​Hungaria blen sistemin e mbrojtjes ajrore izraelite Iron Dome

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Forcat e armatosura hungareze do të blejnë sistemin e radarëve të sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore, Iron Dome (Kupola e Hekurt), i cili siguron mbrojtje kundër raketave me rreze të shkurtër dhe predhave të artilerisë, thuhet në portalin e së përditshmes izraelite Yediot Ahronot.

Sistemi i ri i mbrojtjes ajrore do të prodhohet dhe dorëzohet nga ELTA Systems Ltd, një filial i kompanisë shtetërore Israel Aerospace Industry, njofton agjencia e lajmeve hungareze MTI.

Komandanti i Ushtrisë Hungareze Ferenz Korom nënshkroi të premten një marrëveshje mbi blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite.

Pajisjet e reja të radarëve duhet të dorëzohen në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat