Putin humbi durimin në mbledhje me ministrat, ja çfarë kërkoi

Bota

Putin humbi durimin në mbledhje me ministrat, ja çfarë kërkoi

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:06
Putin

Tepër i pakënaqur me ekonominë në kohë pandemie, Vladimir Putin i fshikulloi anëtarët e ekzekutivit duke thënë se nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur situatës, teksa të ardhurat e qytetarëve po bien e po rriten çmimet e ushqimeve dhe papunësia.

“Të ardhurat kanë rënë me sa 3%, 4%? Ndërsa çmimi i sheqerit rritet mbi 71 për qind. Njerëzit po kufizojnë veten sepse nuk kanë para për ushqime bazë. Çfarë po bëni? Kjo është pyetja! Nuk është shaka. Papunësia po rritet, të ardhurat po bien, ndërsa ju më tregoni përralla për atë që po të bëni,”- tha Putin me tone të ashpra.

Shënjestra kryesore e zemërimit të tij ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov.

“Pretendoni se e keni monitoruar situatën, ndërkohë që çmimi i sheqerit vazhdon të rritet prej muajsh. Çfarë keni ndërmend të bëni? Të zhvilloni mbledhje e të shpresoni që gjërat do të zgjidhen vetë”, u shpreh shefi i Kremlinit gjatë mbledhjes ku u diskutua buxheti për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat