COVID-19 po vazhdon të përhapet nëpër botë, OBSH paralajmëron: Konfirmohen më shumë se 585 mijë raste të reja brenda 24 orëve

Bota

COVID-19 po vazhdon të përhapet nëpër botë, OBSH paralajmëron: Konfirmohen më shumë se 585 mijë raste të reja brenda 24 orëve

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar sot se mbi 585,000 raste të reja me coronavirus janë regjistruar një ditë më parë, ku me këto shifra numri i përgjithshëm ka arritur në 72.19 milionë.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se edhe numri i të vdekurve është rritur për 11.400, duke tejkaluar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave nëpër botë nga COVID-19 në 1.6 milion

Ndryshe OBSH jep informacione bazuar në rastet zyrtare të konfirmuara, që merren nga institutcionet shëndetësore në mbarë botën.

Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut kanë më shumë se 45 për qind të sëmurëve në 24 orët e fundit, e pasuar nga Evropa dhe Azia juglindore.

Më së shumti sëmurë ka SHBA-ja (16 milionë), më pas India me 9.9 milionë dhe e treta – Brazili me 6.9 milionë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat