Fixhi, dy të vdekur nga cikloni i fuqishëm

Bota

Fixhi, dy të vdekur nga cikloni i fuqishëm

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Fixhi

Një ciklon i fuqishëm goditi Fixhin, duke vrarë dy persona, përfshirë një foshnjë tremuajshe dhe duke lënë gjurmë shkatërrimi në të gjithë vendin e ishullit Paqësor, thanë autoritetet të premten.

Cikloni Yasa, një stuhi e kategorisë më të lartë, pesës, zbarkoi mbi provincën Bua në ishullin Vanua Levu të enjten në mbrëmje.

Ajo ka sjellë shi të rrëmbyeshëm, përmbytje të gjërë dhe erëra deri në 285 km në orë (ose 177 milje) nëpër arkipelag.

Shumë shtëpi u shkatërruan, ndërsa energjia u ndërpre në disa zona dhe rrugët u bllokuan nga pemët e rëna dhe përmbytja, thanë autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat