Nëna vret vajzën 7 vjeçare pasi u shtir se vajza kishte një sëmundje vdekjeprurëse për të marrë 18 mijë euro

Bota

Nëna vret vajzën 7 vjeçare pasi u shtir se vajza kishte një sëmundje vdekjeprurëse për të marrë 18 mijë euro

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:18
Olivia Grant

Kelly Turner vrau vajzën e vet 7 vjeçare pasi gënjeu se ajo kishte një sëmundje vdekjeprurëse që i dha fund jetës së fëmijës.

Një grua është akuzuar për vrasjen e të bijës pasi u shtir dhe gënjeu se vajza kishte një sëmundje të rrallë në mënyrë që të marrë para nga donacionet bamirëse

E akuzuara Kelly Turner nga Kolorado, gënjeu se e bija Olivia Grant vuante nga një sëmundje shumë e rrallë fatale, epilepsia, autizmi, alergji të rënda dhe dështim të zorrëve

Olivia vdiq në vitin 2017 dhe në fillim u mendua se ajo vdiq nga të gjitha sëmundjet që kishte. Por mjekët u bënë të dyshimtë kur Turner filloi të pretendonte se e bija kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Vdekja e vajzës u cilësua si pasojë e dështimit të zorrëve, por që nga fillimi i dyshimeve u gjykua si e pa-definuar.

Turner u deklarua e pafajshme për një seri krimesh duke përfshirë vrasje të shkallës së parë, abuzim i fëmijës, falsifikim i shkallës së dytë dhe përpjekje të ndikimit të stafit publik.

Para se të vdiste Olivia, fondacioni “Make A Wish” i ofroi asaj t’i plotësonin dëshirat vajzës. Rreth 18 mijë euro u mblodhën për vajzën në një faqe për mbledhje të donacioneve, e cila që atëherë është mbyllur.

Turner në atë faqe tha se simptomat e vajzës filluan kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Sipas stafit mjekësorë, Turner e ndaloi kujdesin mjekësorë të vajzës disa javë para vdekjes së saj.

Ajo kishte thënë se ishte gjëja më njerëzore që mund të bënte sepse Olivia ishte duke jetuar një jetë të kualitetit shumë të dobët.

Turner gjithashtu është akuzuar që ka mashtruar Medicaid, që është një sistem që ndihmon personat nga SHBA të paguajnë për shërimin e tyre nëse vijnë nga një familje e varfër.

Pasi u bë autopsia e vajzës, u kuptua se ajo nuk kishte asnjë nga sëmundjet që Turner kishte thënë që ajo kishte.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat