Mësohet kur fillon vaksinimi i fëmijëve kundër koronavirusit

Bota

Mësohet kur fillon vaksinimi i fëmijëve kundër koronavirusit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Kur do mund ta marrin fëmijët vaksinën kundër koronavirusit? Kjo është pyetja që shqetëson shumë prindër dhe për të cilën ende nuk një përgjigje të prerë.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, shpjegon se:

“Kur merret një vaksinë e re, zakonisht duhet të tregohet siguria dhe efikasiteti i saj në një popullatë të rritur. Sapo ta bëni këtë, atëherë fillohen të bëhen prova, ndoshta disa muaj më vonë, tek fëmijët në mënyrë që t’ua bëni atyre sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Fauci shpjegoi se në janar do të fillojnë provat tek fëmijët dhe mbase pas disa muajsh ata do të vaksinohen.

“Ne po shohim janarin, dhe do të fillojmë disa prova tek fëmijët. Ne do të fillojmë me fëmijë që janë pak më të rritur, kështu që shpresojmë se pas disa muajsh ne do të jemi në gjendje t’u themi fëmijëve se vaksina është e sigurt dhe efektive” shtoi Fauci.

I pyetur nëse vaksina do ta bëjë Covid-19 të zhduket plotësisht, Dr. Fauci tha se ky është qëllimi përfundimtar, “të heqim qafe plotësisht Covid-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat