Kukulla që fëmijët të mos ndihen të diskriminuar

Bota

Kukulla që fëmijët të mos ndihen të diskriminuar

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 07:36

E irrituar duke parë raftet e dyqaneve në Bregun e Fildishtë të mbushur me kukulla me ngjyrë të bardhë, Sara Coulibaly, CEO e kompanisë Coulibaly Naima Dolls ka vendosur që krijojë alternativa për fëmijët vendas.

Kështu tanimë të gjithë fëmijët do të marrin si dhuratë këtë fundvit nga një kukull me lëkurë me ngjyrë të errët. Kompania e cila punëson rreth 20 gra kanë marrë përsipër këtë nismë si një mënyrë që edhe këta fëmijë të mos ndihen të diskriminuar.

“Shpresa jonë sot është t’u japim fëmijëve mjetet për të marrë vendime të mira. Unë dua që ata të jenë të vetëdijshëm për faktin se janë të bukur, se kultura e tyre është e bukur dhe e pasur”.

Kukullat e Coulibaly vijnë të gjitha rajonet e Bregut të Fildishtë. Më e popullarizuara është kukulla Adjoba që në gjuhën Akan do të thotë një vajzë dy vjeçare me tipare të shëndosha. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të prodhuara në Kinë dhe Spanjë.

Sara Coulibaly thekson se në vitet e ardhshme me ndihmën e shumë organizatave do të hapin një fabrikë në Bregun e Fildishtë që t’i prodhojë të tilla kukulla. Ajo aktualisht prodhon 150,000 kukulla në vit.

Në një supermarket në Abidjan javën e kaluar, kukullat e Coulibaly tërhoqën vëmendjen e shumë blerësve që edhe pse në periudhë pandemie shitjet ishin shumë të kënaqshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat