Shefi i AstraZeneca-s beson se vaksina mund të funksionojë kundër variantit të ri të COVID-19

Bota

Shefi i AstraZeneca-s beson se vaksina mund të funksionojë kundër variantit të ri të COVID-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:48
AstraZeneca

Kreu i kompanisë që qëndron prapa vaksinës së Oksfordit kundër coronavirusit, ka thënë se studiuesit besojnë që vaksina do të jetë efektive kundër variantit të ri që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soirot tha se duheshin më shumë teste për t’u kryer për t’u siguruar për sa i përket kësaj çështjeje, mirëpo, përshëndeti zbulimin e asaj që ai e quajti “formulë fituese” për të përmirësuar efikasitetin e vaksinës

“Deri më tani, ne mendojmë se vaksina duhet të mbetet efektive. Por nuk mund të jemi të sigurt, kështu që do ta testojmë atë”, u shpreh Soirot.

Varianti i ri i coronavirusit u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, ky lloj i ri i virusit është identifikuar edhe në disa vende të tjera të botës.

Ekspertët vlerësojnë se lloji i ri është më i transmetueshëm por jo edhe më i rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat