Gratë me karakter të fortë kundër diktatorëve

Bota

Gratë me karakter të fortë kundër diktatorëve

Nga: Torsten Krauel/Sherif Ramabaja Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Sherif Ramabaja

Në luftën kundër autokracive dhe diktaturave, gratë tani janë në vijat e para - nga Kina në Bjellorusi. Ato paguajnë një çmim të rëndë për guximin e tyre. Sukseset e tyre janë ende të vogla, por kjo do të ndryshojë.

Gazetarja blogere Zhang Zhan u burgos dhe u denua me gjithësejt katër vjet - për shkak të raporteve kritike në lidhje me trajtimin e autoriteteve në lidhje me pandeminë e Coronës. Pothuajse po ashtu gjashtë vjet për aktivisten për të drejtat e grave Ludschain al-Hathlul në Riad - për shkak të kërkesës që gratë saudite të lejohen të vozisin. Një fat i ngjashëm e pret udhëheqësen e opozitës Bjelloruse Maria Kolesnikova , rrëmbyer nga pushteti i Lukashenkos që nga shtatori.

Dhe çfarë po bëjnë burrat e fuqishëm këto ditë? Putin është i bezdisur që skuadra e tij  goditëse është zbuluar . Xi Jinping ka gjithmonë kampe të reja të ndërtuara për Ujgurët dhe Tibetianët. Alexander Lukashenko barrikadon veten e tij. Princat sauditë shikojnë me shqetësim Joe Biden, i cili tregon një ritëm më të ashpër ndaj Riadit në të ardhmen. Po, sigurisht, një aktivist i shquar i të drejtave civile në Hong Kong u lirua me kusht. Dhe po, në Bjellorusi gjithashtu Olga Chishinkova, e cila ishte rrëmbyer 42 ditë më parë. Por askush nga të fuqishmit nuk duhet të besojë që presioni  është vetëm tani për tani.

Gratë kurajoze janë në vijat e frontit kudo në autokraci dhe diktatura . Ju duhet guximi edhe në demokracia; askush nuk duhet të besojë se Greta Thunberg, për shembull, jeton pa ndonjë kërcënim. Dallimi është se në demokraci policia mbron aktivistët, në diktatura ata i përndjekin. Duhet shumë guxim për të qëndruar si roje para derës së Navalnyt, apo për ti  rënë zilës së një vrasësi që sapo është zbuluar, siç bëri i besuari i Navalnyt, Lyubov Sobol në fillim të kësaj jave.

Paraqitja e këtyre femrave ishte trokitja në derën e historisë të  diktatorëve. Troku  bie kudo. Rënia e republikës në Romën e lashtë, ishte hera e fundit që një autokraci do të merrte pushtetin për një kohë të gjatë.

Përmbysja e një tirani nuk është çështje orësh ose vitesh; në disa raste bota duhet të presë gjatë. Por pranvera po vjen. Hedhja e grave në burg për të bërë atë që të merret kinse për hirë të demokracisë, nuk i shpëton diktatorët. Po  troket e gjëmon, zilja e derës po bie - e ftuara e gurtë e Don Juanit është një grua sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat