Prekëse, qeni shkon drejt vdekjes përballë ujkut për të shpëtuar 10-vjeçarin

Bota

Prekëse, qeni shkon drejt vdekjes përballë ujkut për të shpëtuar 10-vjeçarin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pabesueshme është shënuar në Rusi ku një qen ka ngordhur gjatë betejës së tij me një ujk për të shpëtuar pronarin e tij 10 vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeni i racës “Jack Russell’ ka ngordhur gjatë përleshjes me ujkun.

Ndërkohë fëmija, i identifikuar si Yemelyan po luante “kukafshehthi” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.

Jack Russell dalloi rrezikun ekstrem që po i afrohej vogëlushit dhe vrapoi me shpejtësinë e erës për të sfiduar ujkun gjigant. Ndërkaq kamerat e sigurisë së shtëpisë së familjes kanë kapur edhe momentin e sulmit.

Nga pamjet e videos shikohet momenti i sulmit dhe dëgjohen edhe ulërimat e qenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat