Përmbytjet vdekjeprurëse 'çajnë' nëpër qytetin Sucre të Bolivisë

Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse 'çajnë' nëpër qytetin Sucre të Bolivisë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:42
Foto

Përmbytjet e vrullshme kanë vrarë të paktën katër njerëz në qytetin bolivian të Sucre, thotë policia.

Pas një stuhie të madhe breshëri që zgjati rreth gjysmë ore, disa nga rrugët e pjerrëta të qytetit u bënë lumenj që rrjedhin shpejt, raporton BBC.

Uji vërshoi nëpër rrugë duke zvarritur makinat, autobusët dhe tezgat e tregut.

Zona më e prekur ishte rreth tregut më të madh të fermerëve të qytetit, ku kullonat u bllokuan nga mbeturinat, duke e bërë përmbytjen edhe më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat