Selfie me speciet më të mëdha të oktapodit në botë

Bota

Selfie me speciet më të mëdha të oktapodit në botë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 10:35
foto nga vendi ngjarjes

Fotografi Andrej Shpatak kishte një mundësi të pazakontë për të bërë një selfie me një oktapod gjigand kur i afrohej pa u ndrojtur aspak

Fotografi dhe zhytësi Andrei Shpatak, nga Rusia, u zhyt në Detin e Japonisë pranë Gjirit Rudnaya, kur “takoi” një oktapod gjigand të Paqësorit

Me gjatësinë e tij prej pothuajse pesë metrash e gjysmë, oktapodi i Pacifikut është më i madhi në botë, ndërkaq Shpatak ka pasur rastin e pazakontë që me të të bëjë selfie kur iu afrua pa u ndrojtur aspak.

Image

Oktapodi i rëndë 88 kilogramë ishte shumë i interesuar për fotografim, andaj Andrej Shpatek u bë pronari i selfies dhe i fotografisë me oktapodin më të madh në botë.

Në qendrën e tij të zhytjes, Andrei Shpatak pret turistë nga e gjithë bota, duke prezantuar “krijesat” e rralla nënujore, disa prej të cilave duken si engjëj me krahë, të tjerët – si përbindësha hapësinore.

Zhytësi bregdetar fitoi ekspeditat e tij nën ujë nga viti 1996, dhe që atëherë ai ka përmirësuar aftësitë e tij dhe koleksionin fotografik.

Shpatak është një kampion, kjo është njohur vazhdimisht nga juritë e konkurseve prestigjioze ndërkombëtare. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat