Infermierja jetoj nëntë muaj në karavan, gjithçka bëri për ta mbrojtur nënën nga COVID-19

Bota

Infermierja jetoj nëntë muaj në karavan, gjithçka bëri për ta mbrojtur nënën nga COVID-19

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:52
Foto

Një infermiere që jetoi në një karvan për nëntë muaj në një përpjekje për të mbrojtur nënën e saj nga coronavirusi thotë se lëvizja sërish në shtëpinë e saj ishte si “të fitonit lotarinë”.

Sarah Link dhe burri i saj, Gary u zhvendosën karvan, të cilën e ndanë me nënën e saj 84-vjeçare në Black Country, raporton bbc.

“Unë kam qarë shumë në karvan. Nëse nuk do të ishte Gary, nuk do t’ia kisha dalur mbanë”, tha Link.

Ajo punon si infermiere në Spitalin Mbretëresha Elizabeth të Birminghamit. “Do ta bëja përsëri nesër. Do ta bëja çdo herë, do të kisha bërë gjithçka për të mbrojtur nënën”, tha ajo, e cila nuk e kishte përqafuar nënën e saj që nga muaji marsi.

“Ishte si të fitoja llotari, të zgjohesha në një shtrat të duhur. Ne jemi në gjendje të ngrohtë. Unë nuk do të isha më e lumtur nëse do të kisha fituar një milion funte”, pohoi Link. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat