Ekipi i OBSH-së pritet të shkojë në Kinë më 14 janar për të kryer hetime për origjinën e COVID-19

Bota

Ekipi i OBSH-së pritet të shkojë në Kinë më 14 janar për të kryer hetime për origjinën e COVID-19

Më: 11 janar 2021 Në ora: 09:43
Tedros Adhanaom Ghebreyesus

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mund të shkojë këtë javë në Kinë për ta hetuar origjinën e pandemisë COVID-19, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

“Grupi i ekspertëve të OBSH-së do të vizitojë Kinën më 14 janar për të kryer kërkime të përbashkëta shkencore me shkencëtarët kinezë për sa i përket gjurmimit të virusit”, njofton deklarata.

Sipas CNN, javën e kaluar, OBSH tha se Kina bllokoi ardhjen ekipit të ekspertëve globalë pasi lejet e nevojshme për të hyrë në vend nuk ishin miratuar.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanaom Ghebreyesus pati thënë se ishte “shumë i zhgënjyer”.

Për muaj me radhë, zyrtarët e organizatës kishin negociuar me Pekinin për të lejuar hyrjen e një ekipi shkencëtarësh në vendet kryesore për të hetuar origjinën e virusit – që u zbulua së pari në Wuhan në muajin dhjetor të vitit 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat