Mosmarrëveshje brenda parlamentit, qeveria jep dorëheqjen

Bota

Mosmarrëveshje brenda parlamentit, qeveria jep dorëheqjen

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:16
Foto

Emiri i Kuvajtit Shejh Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Kuvajtit, KUNA, tha se emiri i ka kërkuar qeverisë të qëndrojë në detyrë të përkohshme derisa të formohet kabineti i ri.

Javën e kaluar, kryeministri i Kuvajtit, Sabah Al-Khalid Al-Sabah, paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij për shkak të mosmarrëveshjeve me parlamentin.

Ky hap erdhi pasi anëtarët e kabinetit ofruan dorëheqjet e tyre tek kryeministri, duke përmendur zhvillimet aktuale në lidhje me marrëdhëniet midis parlamentit dhe qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat