Dy milionë australianë futen në izolim pasi një roje sigurimi në një hotel rezulton pozitiv me Covid-19

Bota

Dy milionë australianë futen në izolim pasi një roje sigurimi në një hotel rezulton pozitiv me Covid-19

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Autoritetet urdhëruan një bllokim pesë-ditor pasi një roje sigurie në një hotel ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rreth 2 milionë australianë filluan sot ditën në izolim të rreptë pas zbulimit të një rasti pozitiv me Covid-19 në komunitetin në Perth.

Autoritetet urdhëruan një bllokim pesë-ditor pasi një roje sigurie në një hotel që përdoret për të karantinuar njerëzit që ktheheshin nga jashtë u zbulua se ishte prekur nga virusi.

Qeveria e shtetit tha se 66 njerëz konsiderohet se kanë pasur kontakte të ngushta me rojen dhe askush nga ata që janë testuar tashmë nuk ka rezultuar potiziv.

“Testet për pjesën tjetër të kontakteve të ngushta pritej të përfundonin të hënën”, tha kryeministri i shtetit Mark McGoWan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat